-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas Alban Ramosajt dhe Feros, heq dorë nga muzika një tjetër këngëtar

Kryesoret

Nuk e dimë ç’i ka gjetur së fundmi, por po ikin të gjithë një nga një!

Ishte Alban Ramosaj ai që lajmëroi dy ditë më parë largimin nga muzika (s’dimë nëse do të rikthehet më), pasi shpjegonte se nuk dëshironte të humbiste vetveten dhe kreativitetin.

Dje, reperi Fero i habiti të gjithë kur njoftoi se ishte penduar për çdo këngë që kishte bërë, i kërkonte njerëzve të fshinin këngët e tij dhe tregonte se i ishte përkushtuar fesë Islame, duke falur pesë vakte.

Tashmë edhe këngëtari Noga (Agon Abdullahu) po largohet nga muzika. Në një postim në rrjete sociale, ai ka përmendur edhe disa nga arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim.

“Popull i dashur, edhe unë tërhiqem nga muzika përgjithmonë, se 17 vite karrierë që në moshë 12-vjeçare me Mc Kreshën, Lyrical Son që kam fillu. Arsyet janë familja, shkollimi, biznesi familjar. Respekt e faleminderit shumë, Zoti ju bekoftë,” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit