Kryeministri Edi Rama ka shpërfillur kërcënimin që erdhi pak ditë më parë nga Greqia përmes ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale se Athina do të bllokojë procesin e integrimit për Shqipërinë nëse qeveria e Tiranës nuk lejon Fredi Belerin që të betohet në krye të bashkisë Himarë.
I pyetur për këtë, Rama tha se sot i druhet vetëm testit të naftës në Shpirag dhe asgjëje tjetër. “Këto tjerat mendoj që presin, mos ta humbasim këtë moment për këtë. Do të kemi kohë të flasim. Unë i druhem vetëm një gjëje që testi në tetor në Shpirag të mos dalë pa sukses. Vetëm kësaj i druhem, asgjëje tjetër” tha ai.