Një nga lajmet kryesore që qarkulloi dje në media ishte aksidenti që ndodhi tek zona e liqenit. Shoferi i “Audi”-it luksoz Eldi Allushi fluturoi me shpejtësi nga rruga në digë.
Ai u ndalua nga policia rrugore në Rrugën e Arbrit. 26-vjeçari paraprakisht ka deklaruar se iu bllokua pedali i gazit.
Në makinë dyshohet se nuk ka qenë i vetëm në momentin e aksidentit, por edhe me dy persona të tjerë.
Për të vërtetuar dyshimin nëse ka qenë nën efektin e alkoolit i është marrë kampion gjaku dhe pritet përgjigja e analizave.
“Patenta dhe hajvanët”! Shabani “zihet” me Gonxhen: Fajin e ka LSI-ja (Debati)