Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në aksin Sarandë-Ksamil, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë, ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur.
Të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, përkatësisht një 16-vjeçar me inicialet M. R. dhe 17-vjeçar me inicialet E. Rr.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti fatal.