Në orët e para të mëngjesit të sotëm është regjistruar një aksident fatal në aksin Sarandë-Ksamil ku kanë mbetur të vdekur dy turistë italianë.
Mësohet se një motoçikletë ku udhëtonin dy turistët italianë është përplasur me një automjet.
Po ashtu momentalisht në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur, përkatësisht një 16-vjeçar me inicialet M. R. dhe 17-vjeçar me inicialet E. Rr., të dy banues në Sarandë.
Dyshohet se shofer i makinës ka qenë 17-vjeçari i plagosur.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti fatal.