-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 7 shqiptarë në Holandë, u “punësuan” si zhytës për të nxjerrë kokainën nga deti

Kryesoret

Një grup prej shtatë shqiptarë kanë rënë në gjurmët e policisë holandeze, pasi akuzohen si të përfshirë të trafikun e drogës. Shtatë shqiptarët të cilët dolën para gjykatës të enjten pretenduan se nuk ishin në dijeni të punës që do të bënin, kur ishin kontaktuar nga trafikantët për t’u futur në fund të detit e për të marrë një “ngarkesë”.

Ata kanë thënë se iu janë premtuar mijëra euro, fillimisht do të paguheshin 2 mijë euro dhe në përfundim të punës së tyre pagesa do të arrinte në 5 mijë euro. Në dëshminë e tyre shqiptarët gjithashtu thanë se ishin punësuar për një punë zhytjeje në portin Vlissingen. Por pas hetimeve dhe kontrolleve të kryera nga autoritetet u zbuluan kokainë, me vlerë 16 mln euro.

“Dikush në Shqipëri më kërkoi të vija në Holandë dhe se duhet të angazhohesha në një punë që kishte të bënte me zhytje”, ka treguar S.K, duke shtuar se nuk i kishin shpjeguar saktësisht se çfarë duhet të bënte, dhe se çfarë duhet të nxirrte nga uji nuk i është treguar asnjëherë.

Personi në fjalë kishte bërë edhe një kurs zhytjeje në Shqipëri. Ndër të tjera ai ka thënë se nuk mund të përmendë emra, pasi i rrezikohet familja.

“Unë kam tre fëmijë, kam familje. Nëse unë përmend emra, u rrezikohet jeta”, vijoi dëshmitari.

Sipas mediave të huaja pritet që shtatë shqiptarët e përfshirë të dënohen me gjashtë vite burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit