-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

100 trupa dhe helikopteri betejë me flakët në malin e Shpiragut

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaron se 10 vatra zjarri janë shuar në të gjithë territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit. 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 mjete dhe helikopteri Cougar kanë qenë në aksion. Në malin e Shpiragut ende ka flakë.

“Si rezultat i punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura si dhe nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, 10 vatra zjarri janë shuar në të gjithë territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit. Për shuarjen e tyre janë angazhuar 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 mjete dhe helikopteri Cougar.

Po shkon drejt shuarjes përfundimtare zjarri në malin e Shpiragut, ku 100 trupa dhe helikopteri Cougar i Forcave i Armatosura janë angazhuar maksimalisht prej dy ditësh për neutralizimin e plotë të flakëve. Është nën kontroll vatra, në fshatin Rrilë, njësia administrative Shënkoll në bashkinë Lezhë, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Zjarri është shuar dhe situata po monitorohet pasi mbeturinat mund të vazhdojnë të digjen në brendësi pa u shfaqur në sipërfaqe.

Është riaktivizuar zjarri në vendin e quajtur “Vija mbi Okol”, në fshatin Theth, të bashkisë Shkodër ku janë njoftuar strukturat e Emergjencave Civile në qark. Situata po monitorohet nga shërbimet e policisë së Thethit.  Në fshatin Bushat, në Vaun e Dejës, zjarri në një sipërfaqe me mbeturina, është shuar plotësisht dhe zjarrvënësi është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit” thotë Peleshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit