Një natë me dhimbje dhe ankth. Por gjendja shëndetësore e fëmijëve polakë në urgjencën e Vlorës është stabilizuar.
Me kërkesë të institucioneve shëndetësore janë ndaluar të udhëtojnë drejt Shkodrës, për shkak të gjendjes shëndetësore ende të brishtë.
Akomodimi i tyre është marrë përsipër nga operatorët turistik. Nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijët që ishin në gjendje më të mirë mbrëmë.
Ndërsa pjesa do ta lënë urgjencën këtë mëngjes, gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar.
Turistët nga Polonia, ishin duke bërë një tur me anije në Sazan, por pasi kanë konsumuar edhe ushqim janë paraqitur me të vjella dhe simptoma helmimi në urgjencën e spitalit të Vlorës.
Mjeket shpjeguan se helmimi mund të këtë ardhur si pasojë edhe e lodhjes, qëndrimit gjatë në det dhe ekspozimi në diell arsye që mund të kenë përkeqësuar gjendjen e tyre.
Si u helmuan polakët? AKU reagon për situatën: Kini kujdes çfarë hani!