Dy taksist janë arrestuar pas një përleshje të cilët kanë zhvilluar pas një mosmarrëveshjeje lidhur me punën.
Pas konfliktit ata kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:40 në Fushë Kosovë.
Pas ngjarjes ata janë marrë nga policia dhe janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me punën e tyre që punojnë Taxi e kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.