-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të betohet Beleri në burg? Rama: Nuk ekziston diçka e tillë në legjislaturën tonë

Kryesoret

Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me median greke, “Kathimerini” me gazetarin, Pavlos Papadhopulos ku ka folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

Papadhopulos pyeti kryeministrin nëse do të ndodhë betimi i Belerit si kryebashkiak i Himarës ku sipas gazetarit të kryhet në burg për mes një noteri.

“Beleri i vetmi i arrestuar nga 31 raste blerje vote”, Rama: Nuk ka fare lidhje me mua

Rama u përgjigj se nuk ekziston diçka e tillë në legjislaturën tonë.

Pavlos Papadhopulos: Jeni gati të mbështesni politikisht zgjidhjen të betohet Beleri brenda në burg, me prezencën e një noteri?

Edi Rama: Mund të gjeni “dritaren” më të vogël në legjislaturën tonë që të lejojë betimin në burg me noter? Nuk ekziston diçka e tillë.

Më tej gazetari grek insistoi duke u shprehur se përgjegjësi i burgut nuk është pjesë e trupit gjykues, por nëpunës i ministrisë së Brendshme dhe mund të jepte lejen Belerit të paraqitet për betimin para Këshillit Bashkiak.

“Një arrestim i gabuar i Belerit”, Rama: Nuk jam dakord që një qeveri e huaj të komentojë drejtësinë tonë

Kryeminsitri u përgjigj se përgjegjësi i burgut nuk ka të drejta të tilla, sepse nuk mund të japë leje tek të burgosurit. Vetëm gjykata mund të bëjë diçka të tillë.

Pavlos Papadhopulos: Mirë atëherë, zoti kryeministër, tani çfarë do bëni? Do shpallni zgjedhje të reja në Himarë?

Edi Rama: Këtu mund të të jap një ekskluzivitet.

Pavlos Papadhopulos: Një ekskluzivitet gjithmonë është gjë e mirë

Edi Rama: Por nuk jam i sigurtë që duhet ta them. E para, le të themi se në Shqipëri nuk është qeveria që shpall zgjedhje por presidenti.

Gjithsesi, procedura është kështu, nëse kryebashkiaku I zgjedhur nuk shfaqet pas 90 ditësh të betohet, atëherë qeveria duhet ta çlirojë nga detyra dhe të vendosë një kryebashkiak teknik deri sa të realizohen zgjedhjet e reja, që do të shpallen nga presidenti.

Sulmet dhe gjuha e përdorur ndaj Belerit, Rama: Ndodh që thua gjëra që më pas nuk je krenar

U kërkova avokatëve të mi të shqyrtojnë çështjen dhe nuk e di rezultatin. Por më duket se ky rast është i veçantë, nuk ka precedent. Kështu, instikti im më thotë, reagimi im psikologjik më thotë se ndoshta duhet të presim gjyqin.

Kështu, mund të mos bëjmë zgjedhje të reja derisa të gjykohet fajtor ose i pafajshëm.

Intervista

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit