Bashkia e Lezhës ka njoftuar banorët për motin e keq që pritet të prekë zonën në dy ditët në vijim.
Sipas njoftimit, reshjet e dendura të shiut dhe një furtunë priten pasnesër në orët e para të mëngjesit.
“Qarku i Lezhës do të përballet me situatë të vështirë nga moti i keq i cili pritet të nisë më datë 29 gusht rreth orës 01:00 të mëngjesit.
Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast,” njofton bashkia.