Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto një ditë para konferencës së Forumit Strategjik të Bled në Slloveni.
Ajo që mori vëmendjen ishte takimi me Albin Kurtin, me të cilin siç shihen ka shtrënguar duart i buzëqeshur.
Përveç Kurtit, në kolazhin me foto shihen liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimin Europian.
“Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër,” shkruan Rama në rrjetet sociale.