-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshime dhe spastrime! Rama dhe Basha e nisin shtatorin me “furtunë”

Kryesoret

Shtatori do të nisë me “furtunë” nga qeveria dhe PD-ja zyrtare. Në ditën e dytë të shtatorit Lulzim Basha do të mbledhë “copën” e tij të demokratëve në Kuvendin Kombëtar që i kanë mbetur.

Kuvendi do të mbahet tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, teksa është zbuluar edhe logoja. Pritet që të ketë ndryshime statutore që i japin dorë që të bëjë pastrimet e fundit të kritikëve. Aktualisht PD është e ndarë në tre pjesë.

Sali Berisha ka rreth tij pjesën dërrmuese të demokratëve. Por muajt e fundit krijuan një çarje të re mes Lulzim Bashës dhe kryetarit të grupit, Gazment Bardhi, që ka pas shumë deputetë.

Lulzim Bashës i kanë mbetur vetëm shtatë deputetë në krah, por realitetin nuk do që ta njohë. E ndërsa qëndrimi për Berishën dihet, pritet si do të veprohet me Bardhin dhe si do të vijojë beteja për vulën.

Në krahun tjetër, Partia Socialiste, që qeveris prej një dekade do të mbledhë asamblenë pasditen e së hënës së 4 shtatorit.

Pas ndryshimeve në parti të bëra në fund të korrikut, Rama paralajmëroi thirrjen e kësaj mbledhje në të cilën pritet të merren vendime të rëndësishme si për partinë ashtu edhe për qeverinë.

Në konferencën e fundit me gazetarët, kryeministri Rama nuk e përjashtoi mundësinë për ndryshime në qeverinë, kur tha se për këtë do duhej te pritej mbledhja e Asamblesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit