-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prestigjozia franceze: Shqipëria, vendi ideal për pushime të qeta

Kryesoret

Media elitare franceze, “Le Figaro” i ka dedikuar një artikull “tokës së shqiponjave”, siç e citon vendin tonë, teksa shkruan për lexuesit e saj se Shqipëria është vendi ideal për të kaluar pushime të qeta.

“Le Figaro” e nis shkrimin duke thënë se Shqipëria u çlirua nga “zinxhirët” stalinistë dhe u rishfaq pa e humbur shpirtin.

Në artikull renditen bukuritë e rivierës shqiptare, qytetet e mbushura me histori, ushqimet dhe padyshim mikpritja që të ofrohet në vendin tonë.

Artikulli i plotë:

“I çliruar nga zinxhirët stalinistë, “vendi i Shqiponjave” rishfaqet pa e humbur shpirtin. Nga mbetjet e lashta të qyteteve mijëravjeçare e deri te hapësirat e ruajtura natyrore, Shqipëria është një vendi ideal për pushime të qeta.

Gërshetimi i arkitekturës italiane me atë komuniste ku nuk duhen lënë pa vizituar sheshi Skënderbej, xhamia e Namazgjasë apo Kulla e Sahatit. Më pas një udhëtim drejt Beratit që konsiderohet një mrekulli e trashëgimisë osmane, qyteti i 1 mijë dritareve i listuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pas tij, sugjerohet qyteti i gurtë i Gjirokastrës me kështjellën e saj mesjetare. Gazetarja sugjeron muzetë dhe vizitën në pazarin karakteristik por edhe thekson se është vendlindja e shkrimtarit të shquar Ismail Kadaresë, por edhe e diktatorit Enver Hoxha.

Në fund Saranda një vendpushim fantastik në Rivierën Shqiptare. Por “Le Figaro” sugjeron edhe një tjetër itinerar për lexuesit e saj. Nga Tirana drejt Pogradecit për të shijuar Linin dhe ujërat e liqenit të Ohrit. Më pas Rehova në Kolonjë për të dalë tek ujërat termale të Bënjës në Përmet. Udhëtimi mund të vijojë drejt Llogarasë dhe për të vijuar në bregdetin e Vlorës. Ajo që nuk mungon asnjëherë përveç ushqimeve tradicionale si byreku e rakia, është mikëpritja e pakursyer e shqiptarëve,” shkruan prestigjozia franceze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit