-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina lëshon dronin drejt qendrës së Moskës, rusët parandalojnë katastrofën

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka rrëzuar një dron që po i afrohej Moskës dhe dy të tjerë në një rajon në kufi me Ukrainën gjatë natës së 27 gushtit.

Forcat ruse të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar një dron që fluturonte drejt Moskës. Kështu raporton TASS, duke saktësuar se avioni është rrëzuar në zonën e Lyubertsy, rreth 20 kilometra larg kryeqytetit rus.

Kryebashkiaku i qytetit, Sergei Sobyanin, tha se nga ngjarja nuk ka viktima apo dëme, megjithatë trafiku ajror në aeroportet e Moskës, Domodedovo dhe Vnukovo, u pezullua. Moska dhe rajonet tjera ruse kanë qenë objekt i sulmeve të vazhdueshme kohët e fundit nga dronët ukrainas.

Nga ana tjetër Rusia duket se është kundërpërgjigjur me raketa Kalibr, pasi zyrtarët ukrainas thanë se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi katër të tilla në rajonin e Dnipro-petrovsk. Zyrtarët ukrainas raportuan se në rajonin e Poltava, dy persona u vranë si pasojë e një sulmi raketor nga Rusia mbi një ndërmarrje civile.

Ndërsa, agjencia ruse e aviacionit e cila kishte publikuar më parë emrat e të 10 personave në bordin e avionit privat që u rrëzua në rajonin Tver në veriperëndim të Moskës, ka konfirmuar se Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenar Wagner, ishte në mesin personave të vrarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit