-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘2 mijë euro ose…’/ Detaje nga arrestimi i ‘policit’ që zhvati eskortat në Tiranë

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme (29 prill), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë, arrestoi një person që prezantohej si një efektiv policie dhe zhvaste shuma parash nga eskortat në kryeqytet.

I arrestuari i identifikuar si Ajet Salla, linte takime me vajza të njohura si punonjëse seksi përmes rrjeteve sociale, dhe pasi kryente marrëdhënie seksuale me to i thoshte se ishte polic dhe kishte si qëllim ti arrestonte.

Përmes këtij kërcënimi ai i kërkonte atyre vlera monetare që shkonin deri në 2 mijë euro.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka arrestuar në flagrancë të shtetasit A. S., 27 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë ”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore procedurale, rezulton se ky shtetas, duke u prezantuar si punonjës policie dhe duke përdorur mjete identifikuese si ato të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit, kontaktonte nëpërmjet rrjeteve sociale shtetase të ndryshme, ku me anë të shtrëngimit e kanosjes, iu kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që variojnë deri në 2 mijë euro, kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe dokumentimin me prova ligjore të implikimit të mundshëm të punonjësve të policisë si dhe lidhje shoqërore me personin e arrestuar” njofton AMP.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit