-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peleshi në konferencë për zjarret dhe reshjet: Qytetarët të sinjalizojnë!

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë mëngjesin e kësaj të marte në një deklaratë për mediat, ku ka folur në lidhje me situatën e zjarreve dhe reshjeve në Shqipëri.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të informojnë dhe të sinjalizojnë çdo vatër zjarri që mund të konstatojnë. Ministri ka falënderuar edhe kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako për punën e bërë në këtë drejtim.

Peleshi tha se Forcat e Armatosura janë faktori kyç në zgjidhjen e këtyre situatave kritike, si zjarret. Ai shtoi se disa efektivë të FA janë zhvendosur në shtetin fqinj, Greqi, për të ndihmuar atje, duke qenë situata nga zjarret është tejet problematike.

“Efektivët tanë kanë mundur të shpëtojnë jetën e nëntë emigrantëve irakianë atje, të cilët ishin asfiksuar si pasojë e flakëve të zjarrit që kishin rënë pranë vendit ku ata qëndronin”, deklaroi ministri Peleshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit