-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina: SHBA dhe BE nuk po na ndihmojnë si më parë

Kryesoret

Ukraina nuk ka frikë se do të ketë rënie të ndihmës nga Perëndimi për luftën, tha ministri i Jashtëm ukrainas, duke hedhur poshtë gjetjet e një ankete të publikuar në SHBA, në të cilën thuhej se ka rënie të mbështetjes së publikut dhe u vunë në pah komentet kritike nga disa konservatorë amerikanë.

Përderisa kundërofensiva ukrainase po vazhdon të bëjë përparim të ngadalshëm, një anketë e realizuar nga CNN u publikua në fillim të gushtit, në të cilën thuhej se mbi gjysma e amerikanëve ishin kundër mbështetjes shtesë amerikane për Ukrainën, duke paraqitur rënie të mbështetjes.

“Ne nuk po ndiejmë se ka rënie të mbështetjes nga Kongresi amerikan, nga Parlamenti Evropian,” tha Dmytro Kuleba gjatë një konference për media në Paris, pas takimit me homologen tij franceze, Chatherine Colonna.

“Ne po shohim disa persona që po bëjnë deklarata në Amerikë dhe në Evropë se duhet të mbështesim më pak Ukrainën. Në SHBA kjo lidhet me nisjen e ciklit zgjedhor,” tha ai, duke shtuar se “ne do ta tejkalojmë këtë situatë. Do të gjejmë një zgjidhje”.

Gjatë debatit të parë të kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, disa prej kandidatëve kritikuan politikën e presidentit Joe Biden për mbështetjen e Ukrainës dhe ata sugjeruan se do të heqin dorë nga kjo politikë. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit