Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi sot se nuk është i vërtetë lajmi se janë shtuar forcat e mbrojtjes fizike për kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Balla tha se ka komunikuar me drejtorin e policisë, Rrumbullaku, të cilit i ka kërkuar që të flasë me drejtuesin e SPAK-ut. “Rezulton se lajmi është i pavërtetë” tha Balla.
“Unë nuk dua që të hidhet diçka në media dhe pastaj kjo gjë të bëhet pjesë e lajmit të ditës dhe pastaj duhet të vrapojmë të gjithë për të sqaruar. E vërteta është ndryshe. Dua të garantoj jo vetëm prokurorët e SPAK-ut, gjyqtarët, por çdo qytetar që policia është në detyrë për të garantuar.
Kush e kërcënoi Dumanin? Vjen reagimi i parë i SPAK-ut për “5Pyetjet.al”
Kam komunikuar me drejtorin e policisë, të cilit i kam kërkuar që të marrë kontakt me zotin Dumani për të garantuar që policia të bëjë detyrën. Deri në momentin që flasim nuk jam informuar që të ketë një problematikë apo kërkesë në atë që ju po thoni. Nuk kam informacion që të ketë kërkesë nga Dumani. Pas komunikimit me drejtorin e policisë rezulton se lajmi është i pavërtetë” tha ai.