-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: “TIMS”-i s’u prek! Po këpusim “fijet” e krimit brenda policisë

Kryesoret

Sistemi “TIMS” nuk është prekur. Garancinë e dha ministri i Brendshëm Taulant Balla pas mbledhjes së sotme të qeverisë. Ai deklaroi se një ekip i ri brenda policisë ka marrë përsipër një ndryshim tërësor të mënyrës së administrimit në aspektin teknik dhe të sigurisë.

Shqipëria u sulmua vitin e kaluar në verë nga një sulm kibernetik dhe nga ai moment të gjitha institucionet po marrin masat për rritjen e digave mbrojtëse. Nuk janë të vërteta pretendimet për rrjedhje.

Ndërsa një ekip i ri brenda policisë ka marrë përsipër një ndryshim tërësor të mënyrës së administrimit në aspektin teknik dhe të sigurisë, ndodh që ata që janë larguar të kenë kritika, ankesa, të ngrenë dyshime për punën. Por asnjë e dhënë nga TIMS-i nuk ka rrjedhur” tha ai.

I pyetur për procesin e pastrimit të elementëve brenda policisë të lidhur me krimin, Balla tha se procesi vazhdon.

Nuk mund të them që për 40 ditë e kam pastruar plotësisht, por kam thënë që po punoj çdo ditë me të gjitha strukturat e tjera. Kam vendosur dhe kam marrë garancitë e të gjitha institucioneve që këtë proces vetëpastrimi ka kryejmë në një kohë sa më të shkurtër, por është i vazhdueshëm.

Fijet që lidhin nga brenda policisë, punonjës të caktuar me organizata kriminale apo tradhtinë e aksioneve do të vazhdojnë që të priten ditë pas dite.

Është e vërtetë që në Shqipëri është trashëguar një kancer, që ka çuar edhe në humbjen e jetëve të punonjësve të policisë. Gjatë muajit gusht kemi pasur tre punonjës policie të arrestuar.

Kemi plot hetime të tjera në proces dhe disa shqetësime që janë ngritur në publik. çdo punonjës në komunikime me elementë kriminalë është pjesë e thyerjes së rëndë të kodit etik, pa hyrë te kodi penal” tha ai.

Qeveria jep një lajm të mirë për punonjësit e Gardës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit