-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy çanta me bomba me telekomandë! Kush është i riu i arrestuar në Fier?

Kryesoret

Policia e Fierit ka parandaluar një ngjarje shumë të rëndë kriminale. Një 29-vjeçar i identifikuar si Albi Mecini është arrestuar me dy çanta me lëndë plasëse artizanale (rreth 21.3 kilogramë), të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidonë me lëndë djegëse (benzinë) në 2 automjete.

Ende nuk dihet kush ishte në shënjestër për t’u goditur. Masat ishin marrë që pas vendosjes së bombave të komanduara me celular të digjej makina me benzinë dhe të humbnin gjurmët, por plani u pre në mes, pasi u zbuluan në momentin e fundit.

Albi Mecini rezulton emër i njohur për drejtësinë. I riu nga Kamza ka qenë i dënuar më parë për dhënie ndihmë 4 persona dhe për largim nga burgu i Drenovës, mes tyre Admir Tafilit.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni që u finalizua në aksin rrugor “Mbrostar-Fier” u shpallën në kërkim tre bashkëpunëtorët e 29-vjeçarit, me të cilët ky shtetas do të kryente ngjarjen kriminale, me lëndë plasëse. Në kërkim janë Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali, Sebastian Lataj.

Sipas policisë, 29-vjeçari Albi Mecini i arrestuar me çanta me lëndë plasëse dhe një 25-vjeçar i shpallur në kërkim nga janë të dyshuar dhe për rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit ngjarje e ndodhur në Sarandë në prill të këtij viti.

Kush do të vritej? I dyshuari për zhdukjen e “Koçoles” kapet me bomba në makinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit