-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunonte nënën dhe vëllanë, arrestohet 34-vjeçari

Kryesoret

Një 34-vjeçar me inicialet B. F., banues në fshatin Plasë të Maliqit është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe vëllait të tij.

Gjithashtu në flagrancë është arrestuar edhe një 46-vjeçar me inicialet A. K., banues në fshatin Gështenjas të Pogradecit, pasi në fshatin Buçimas, teksa drejtonte një motor u përplas me biçikletën me drejtues71-vjeçarin me inicialet S. B., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Po ashtu, në Korçë është arrestuar një 37-vjeçar me inicialet A. H., pasi me datë 26.08.2023, në lagjen nr. 17 të qytetit të tij, ka vjedhur një televizor dhe disa orendi shtëpiake në banesën e një 44-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Korçës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit