-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Majmuni i ikën pronarit nga duart dhe sulmon kalimtarët, tre të plagosur

Kryesoret

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në lagjen Büyükçekmece, në Stamboll, ku tre persona u lënduan kur u sulmuan nga një majmun që kishte ikur nga pronari i tij. Majmuni kafshoi një grua që po kalonte në rrugë dhe më pas një të moshuar në këmbë.

Më pas majmuni hyri në oborrin e pallatit pesëkatësh dhe sulmoi pronaren e banesës duke e plagosur në kokë. Më pas majmuni është hedhur në ballkonin e katit të dytë të të njëjtit pallat dhe ka dëmtuar orenditë e banesës.

Gruaja e cila në atë moment ndodhej në banesë është mbrojtur duke u fshehur në një dhomë tjetër. Pasi u hodh nga ballkoni, majmuni shkoi te pronari i tij që po e kërkonte.

Gruaja e plagosur në pjesën e kokës po trajtohet në spital, ndërsa i moshuari i kafshuar në këmbë ka dalë nga spitali. Qytetarët filmuan me telefona celularë momentet kur majmuni kafshoi një grua në rrugë dhe dëmtoi orenditë e një banese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit