Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rizgjedhja si president e Donald Trump.
“Rusët janë shumë më të fortë, shumë më të shumtë se ukrainasit,” tha Orban.
“Rizgjidhni sërish Trump… Ish-presidenti është njeriu që mund të shpëtojë botën perëndimore,” shtoi Orban në një intervistë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson.
Orban lavdëroi politikën e jashtme të Trump, ndërsa kritikoi administratën e Joe Biden dhe qasjen e saj ndaj luftës duke shtuar se çdo sugjerim se Kievi mund të fitonte luftën kundër Rusisë ishte “një gënjeshtër”.
Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, qeveria e Orban ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën dhe ka refuzuar të lejojë transferimin e armëve perëndimore përtej kufirit të përbashkët të Hungarisë me Ukrainën dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të fillonin bisedimet për paqe.