-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani takim me Stoltenberg javën e ardhshme, njoftimi anashkalon pozitën e presidentes

Kryesoret

Më 7 shtator, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të mirëpresë në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, sipas aleancës ushtarake.

Pritet që në takimin Stoltenberg-Osmani temë kryesore të jetë situata e sigurisë në veri të Kosovës.

Në njoftimin e NATO-s për këtë takim, sikurse edhe në të kaluarën kur ka pasur vizitorë nga Kosova, nuk përmendet funksioni dhe pozita që mban Osmani.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takojë zonjën Vjosa Osmani-Sadriu,” thuhet në njoftim, ku shtohet se pas takimit, dy zyrtarët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

NATO disa herë ka shprehur mbështetjen për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Po ashtu, aleanca ka kërkuar nga të gjithë faktorët në rajon që të bëjnë maksimumin për të ulur tensionet.

Për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, që janë rritur që nga fundi i majit, NATO-ja ka rritur numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it.

Stoltenberg ka deklaruar disa herë se NATO-ja ka forca të mjaftueshme për të zbatuar misionin e saj në Kosovë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit