Bazuar në informacionet e policisë, një 23-vjeçar me inicialet J. S., banues në Tiranë, arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu është arrestuar një 21-vjeçar me inicialet D. Sh., banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 21-vjeçarin tjetër me inicialet A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Ndërsa 34-vjeçari me inicialet E. S., banues në Tiranë, është vënë në pranga pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë 1900 euro një personi tjetër.
Po ashtu u bë ndalimi i një 21-vjeçari me inicialet B. Sh., banues në Tiranë, pasi Gjykata e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale ”Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Në pranga u vu edhe një 21-vjeçar me inicialet A. Q., banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Durrës–Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka përplasur dhe është larguar nga vendi i aksidentit, motomjetin me drejtues 38-vjeçarin me inicialet D. A., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu 43-vjeçari me inicialet E. L., dhe 61-vjeçari me inicialet S. B., të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur dhe u ndaluan.