-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të afrohen Erdogan dhe Mitsotakis pas fitoreve në zgjedhje?

Kryesoret

Rivalët historikë Greqia dhe Turqia po shtojnë përpjekjet për të përmirësuar lidhjet pasi udhëheqësit e të dy vendeve siguruan fitore të rëndësishme në zgjedhjet që u mbajtën gjatë këtij viti.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, javën e ardhshme, ministrat e jashtëm turk dhe grek kanë planifikuar të takohen në Turqi. Por, analistët paralajmërojnë se mes fqinjëve, ka ende pengesa thelbësore.

Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis është planifikuar të takojë homologun e tij turk Hakan Fidan më 5 shtator. Takimi shihet si përpjekja e fundit e afrimit mes Turqisë dhe Greqisë.

Analistët thonë se fitorja dërrmuese e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet që u mbajtën në qershor po e lejon atë të ndjekë objektivin e tij afatgjatë për afrim me Turqinë.

“Nuk do të thoja se ai kishte axhendë sekrete, por ai e donte përmirësimin e marrëdhënieve. Fitorja në zgjedhjet e fundit i zgjidhi duart kryeministrit Mitsotakis. Më parë ai kishte pak liri veprimi pasi ministri i tij i jashtëm, kreu i tij i ushtrisë dhe të tjerët ishin shumë të ashpër,” thotë Alexis Heraclides nga Universiteti “Panteoin”.

Mitsotakis shfrytëzoi mandatin e tij për të zëvendësuar ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pas rizgjedhjes në muajin maj, gjithashtu zëvendësoi ministrin e tij të jashtëm me zotin Hakan Fidan, i konsideruar gjerësisht si një diplomat i aftë.

Disa analistë thonë se tani presidenti turk është në gjendje të zbusë retorikën e tij nacionaliste, e cila pëlqehet nga baza e tij elektorale dhe do të jetë më i hapur ndaj propozimeve greke./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit