Binak Çela, ose i njohur ndryshe dhe si Daniel Popescu, është arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet se është një person që përbën rrezik dhe është pjesë e krimit të organizuar, sipas, mediave italiane.
Çela ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2018, pasi i kishte shpëtuar dënimit që duhej të përfundonte, me një vit e njëmbëdhjetë muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.
Në momentin e ndalimit ai është justifikuar se ishte një turist dhe nuk njihte rrugët.