-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çështja e librave në Kosovë ndan liderët e shtetit, Osmani e Konjufca kundër Kurtit

Kryesoret

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi sot se nxënesit do mund t i merrnin librat për vitin e ri shkollor nëpërmjet një “rruge të re”.

Kurti ka njoftuar se ndryshe nga vitet e kaluara, prindërit duhet t’i blejnë librat dhe më pas të rimbursohen nga Ministria.

Por, metodën e re të qeverisë e kritikuan Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca, të cilët e cilësuan të komplikuar duke thënë se ka vend për përmirësim dhe se duhen gjetur metoda më efektive.

Osmani tha se vitin e ardhshëm duhet të gjendet një formë më efektive për marrjen e librave.

“Për shkak të vështirësive që kanë patur familje të caktuara duhet të gjendet një mënyrë shumë më efektive që fëmijët kur të shkojnë në shkollë t’i kenë librat sikurse deri më tani me të cilat janë pajisur pra drejtpërdrejt nga shteti. Edhe tash janë pajisje nga shteti përveçse janë disa hapa deri te marrja e librave, por besoj që nga viti i ardhshëm është më mirë nëse shikohen metoda të reja shumë më efektive dhe më të lehta për familjet,” tha presidentja Osmani.

“Mendoj që ka edhe dy ditë kohë, mendoj që javën e ardhshme gjithë do të jenë të pajisur. Ma merr mendja që mund të rregullohet që fëmijët me fillimin e vitit t’i kenë tekstet, kësaj radhë ndodhi kështu, ma merr menja që mund të përmirësohet….Ka mundur të jetë i vonshëm….Ka qenë në formë të aplikacionit, nuk ka qenë e vështirë, ndoshta për ndonjë prind ka mundur të jetë e vështirë,” tha nga ana tjetër Konjufca./ Gazeta Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit