-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koncesioni i sterilizimit, SPAK merr në pyetje kushëririn e parë të Ilir Beqajt

Kryesoret

SPAK ka vijuar me marrjen në pyetje t3ë personave të dyshuar si të përfshirë në hetimet e koncesionit të sterilizimit. Sot janë paraqitur në ambientet e prokurorisë së posaçme Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben dhe Genc Byrazeri, i cili ka qenë anëtar i Komisionit të tenderit të sterilizimit, njëherazi ai është edhe kushëri i parë i ish-ministrit Beqja.

GJKKO për ta ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’, prandaj siç e përcakton edhe procedura ai duhet të paraqitet në SPAK të premten e parë dhe të premten e fundit të çdo muaj. Me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj,  pronari i kompanisë Investital LLC.

Me kërkesë të prokurorit Edvin Kondili, Gjyqtari i GJKKO, Erion Bani, caktoi masa sigurie edhe ndaj 6 personave të tjerë, zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit.

“Arrest shtëpie” u caktua për Saimir Kadiun drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa për mjekun Arben Gjata me detyrë shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë. është caktuar masa ‘detyrim me paraqitje’.

Për 6 zyrtarët e mjekësisë veprat penalet të shënuara në dosje nga SPAK, janë ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘shpërdorim detyre’, ndërsa vetëm për biznesmeni Ilir Rrapaj akuzohet për ‘Mashtrim’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit