-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autorët i zunë pritë pranë banesës, si u dhunua polici në Tiranë

Kryesoret

Një efektiv policie dhe i afërmi i tij mbrëmë janë sulmuar dhe dhunuar me shkopa bejsbolli nga të paktën 7 persona, të cilët i kanë bërë pritë efektivit të policisë, i cili po lëvizte me automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:26 minuta pranë rrugës “Besim Alla” në Tiranë.

Efektivit i është bërë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën në momentin që është futur në sheshpushimin e pallateve, pasi i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, kanë filluar ta qëllojnë më shkopa bejsbolli drejt xhamave te makinës.

Edhe pse tenton të largohet dhe të mbrohet, efektivi tenton të fusë automjetin drejt një garazhi të pallatit, por aty agresorët i kanë nxjerrë të dy nga makina dhe i kanë dhunuar.

Edhe pse policia nuk e raportoi, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, çka ka sjellë panik edhe nga banorët e lagjes të cilët kanë lajmëruar policinë.

Dy personat kanë marrë dëmtime të rënda pasi ndaj tyre është ushtruar dhunë barbare. Policia në deklaratë tha që në vendngjarje është gjetur edhe arma e shërbimit të efektvit. /BalkanWeb

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit