-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Në një festë syneti”, Gjekmarkaj për Kuvendin e PD: Basha u shpall i përjetshëm, mori poste imagjinare

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike që u mbajt ditën e sotme e që u drejtua nga Lulzim Basha.

Gjekmarkaj në postimin e tij  ironizon marrjen e postit të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, duke thënë se  Basha e shpalli veten të përjetshëm dhe sipas tij, mori poste imagjinare.

Deputeti në hyrje të shkrimit të tij e cilëson ngjarjen në fjalë si një fjalë të mbajtur nga Basha për hapjen e shoqatës së tij.

Gjekmarkaj bën edhe një krahasim ironizues kur thotë se diçka të tillë e bëri edhe diktatori Enver Hoxha për vite me radhë brenda partisë së tij dhe shtetit shqiptar.

“Enver Hoxha i pat mbajtur per disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeministër, Minister i jashtëm dhe i mbrojtjes. Pas vitit 1952 edhe ai hoqi dore e mbajti vetëm atë të Sekretarit të parë. Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli per hapje të shoqatës së tij u shpall i përjetshëm, i përgjithshëm dhe mori per vete një mori postesh imagjinare.

Pastaj fap e fap përjashtoi po në mënyrë imagjinare ata që nuk i ka. I paaftë që të turpërohet pas 18 vitesh në politike foli per politike të re kundër se vjetrës. Kërkoi ndjese. Kujt !? Kush do t’ja dijë për ndjesën e tij ! Foli per emërime të gabuara që paskësh bërë . Ai na doli shakaja më e madhe dhe emërimi më fatkeq i Sali Berishës,” shkruan Gjekmarkaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit