Rreth 600 zjarrfikës janë duke punuar për shuarjen e plotë të zjarreve, përfshirë edhe ndihmën me helikopterë në Greqinë fqinje.
Sipas Mbrojtjes Civile, zjarret janë duke u përhapur edhe në ishujt Euboea, Lesbos dhe Kretë, si dhe në rajonin Atika afër kryeqytetit, Athinës.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka thënë javën e kaluar se ndryshimet klimatike qëndrojnë mbrapa një shkalle të tillë zjarresh.
Ai është zotuar se autoritetet do të ofrojnë ndihmë për njerëzit qe kanë humbur shtëpi, kafshë apo biznese, si pasojë e zjarreve.
Zyrtarët kanë thënë se rreziku vazhdon të mbetet i madh nga zjarret në disa pjesë të Greqisë.