-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bilanci/ 4 mijë policë me 20 dronë zbuluan mbi 10 mijë bimë kanabis

Kryesoret

10 106 bimë kanabis janë zbuluar dhe asgjësuar sipas policisë së shtetit në një aksion që ka zbritur në terren katër mijë policë me 20 dronë dhe mjete të tjera nga toka për të kontrolluar në pesë qytete.

Ky është bilanci i kësaj jave nga kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike që janë zhvilluar në malësinë e Krujës, Thumanë, Shkodër, Lezhë dhe në Tropojë, në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thella.

Si autorë të dyshuar të rasteve të evidentuara, janë arrestuar 2 persona, janë shpallur në kërkim 5 dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6, nga këta 3 kryetarë fshatrash dhe 2 inspektorë pyjesh, ndërsa një është proceduar për moskallëzim krimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit