Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mësohet se është nisur për vizitën dy ditore që do të zhvillojë në Shqipëri.
Përveç liderëve politikë, Osmani pritet të takojë edhe shkrimtarin e mirënjohur, Ismail Kadare, të cilit përmes një ceremonie do t’i dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës të nënshkruar pak kohë më parë nga vetë presidentja.
Ky detaj mësohet të jetë bërë ditur nga zyra e presidentes Osmani si pjesë e axhendës së saj në Shqipëri.
I jepet nënshtetësia e Kosovës shkrimtarit Ismail Kadare, Osmani nënshkruan dekretin








