-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Zgjedhjet përmes peticionit nuk pritet të zgjidhin situatën në veri të Kosovës

Kryesoret

Qeveria e Kosovës pritet që gjatë javës së ardhshme të përfundojnë aktet nënligjore që i hapin rrugë peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri të Kosovës dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Nëpërmjet këtij dokumenti pritet të përcaktohen rregullat se si të organizohet peticioni, që do t’u mundësonte qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre. Por analistë shqiptarë e serbë thonë se peticioni nuk pritet të zgjidh problemin në veri të Kosovës.

Politologu serb nga Mitrovica e Veriut, Ognjen Gogiç, thotë për Zërin e Amerikës se serbët nuk do t’i nënshtrohen peticionit pasi sipas tij ata nuk dëshirojnë të marrin pjesë në çfarëdo zgjedhje pa u përmbushur kërkesat e tyre.

“Pra komuniteti serb në veri nuk dëshiron të marr pjesë në zgjedhjet e reja pavarësisht se në çfarë mënyre do të shkohet qoftë përmes peticionit apo qoftë përmes dorëheqjes së kryetarëve të komunave. Sa i përket peticionit serbët nuk do të marrin pjesë për të mbledhur nënshkrimet sepse kjo do të thotë kthim në institucionet e Kosovës gjë që ende nuk dëshirojnë sespe nuk janë përmbushur ende disa kushte që janë paraqitur,” tha ai.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se dokumenti i qeverisë nuk është i mjaftueshëm për të mundësuar zhvillimin e procedurave dhe se bie ndesh me ligjin për Vetëqeverisje lokale. Ai thotë se shkuarja në zgjedhje përmes peticionit do të zvarrisë procesin e zgjedhjeve në tërësi./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit