-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklarata “bombë” e Neymar: Parisi ishte ferr për Messin dhe mua

Kryesoret

Neymar vazhdon karrierën e tij në Arabinë Saudite dhe në të njëjtën kohë Lionel Messi në SHBA. Të dy ishin bashkëlojtarë si në Barcelonë ashtu edhe në Paris Saint-Germain.

Braziliani në një intervistë që ka dhënë në vendlindje e cilësoi kohën që jetoi me Messin në Paris Saint-Germain si “ferr”, pa dhënë asnjë shpjegim shtesë.

Është e qartë se ai i referohet mënyrës se si drejtuesit i trajtuan çështjet e tij dhe argjentinasit, ofendimeve nga tifozët dhe sjelljes së përgjithshme ndaj tyre.

“Jam shumë i lumtur për sezonin që kishte Lionel Messi. Por në të njëjtën kohë jam jashtëzakonisht i trishtuar sepse ai jetoi të dyja anët e medaljes. Ai shkoi në parajsë me Kombëtaren e Argjentinës, ai fitoi gjithçka në vitet e fundit. Dhe me Paris Saint-Germain ai jetoi në ferr. Ne jetuam në ferr, ne të dy, unë dhe ai,” ka thënë Neymar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit