Kjo javë do të sjell diell, vranësirat, por edhe reshjet e shiut. Deri të mërkurën pritet të mbeten prezente vranësirat dhe reshjet e shiut, ndërsa duke filluar nga e enjta në vend do të mbizotërojnë rrezet e diellit.
Pritet që ditën e premte temperaturat në makimumet e tyre të ngjiten rreth vlerës 34 gradë Celsisus.
Sipas meterologëve pritet që të kemi vranësira të shpeshta gjatë fillimit të kësaj jave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe më të dukshme pritet që të jenë në zonat malore të territorit shqiptar dhe në zonat juglindore, ndërsa përsa i përket Ultësirës Perëndimore do të ketë momente të pakëta me pika shiu dhe më të dukshme këto do të jenë në qytetet e zonës së ulët dhe shumë më të pakëta priten të jenë në zonat bregdetare.
Ditën e martë dhe ditën e mërkurë mbeten prezente vranësirat dhe reshjet e pakëta të shiut, por pritet që duke filluar nga pjesa e dytë e ditës së mërkurë dhe në vijim të kemi përmirësim të kushteve atmosferike.
Gjithashtu priten intervale me diell dhe rritje të temperaturave të ajrit pasi gjatë kësaj fillimjave, maksimumet pritet të jenë rreth vlerave 32 gradë Celsisus në rang territori, por duke filluar nga dita e enjte dhe në vijinë të rriten duke bërë që maksimumet deri ditën e premte të ngjiten rreth vlerave 34 gradë Celsius.