Mëngjesin e sotëm në orën 09:00 ka dalë përpara gjykatës në Vlorë për t’u njohur me masën e sigurisë 23-vjeçari Mato Glluçaj, i cili dy ditë më parë vrau babanë e tij, Durmishin në Selenicë duke i vendosur tritol në bombolën e gazit.
Gjyqtarja ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ta lënë në burg pa afat. Djali është shfaqur kokulur dhe i heshtur duke mos treguar se ku i ka gjetur municionet që kishte në banesë.
I ati sipas familjarëve kohët e fundit kishte humbur shikimin, ndërsa djali sipas policisë ka thënë se e dhunonte. Prokuroria ka pranuar kërkesën për “arrest me burg” dhe më pas i riu është transportuar drejt paraburgimit