Tashmë është zyrtare. Do të ketë ndryshime në qeveri. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri Edi Rama. Kur duhen edhe pak minuta nga nisja e asamblesë socialiste, Rama njofton se nesër do i çojë Presidentit Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj.
“Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar” shkruan Rama. Emrat e ministrave që ikin dhe që do të vijnë do të zbulohen pas pak minutash.