-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjeshta e ngarkuar e NATO-s

Kryesoret

Ndërsa NATO pret anëtarin numër 32, vjeshta e saj në thelb do të përshkohet nga zbatimi i disa prej gjërave të vendosura në Vilnius.

Pas një samiti me plot ngjarje në Vilnius, në muajin korrik, NATO-ja do t’u kthehet çështjeve “me bukë e gjalpë”. Kjo nënkupton stërvitje të ndryshme ushtarake, së paku dy takime ministrore në Bruksel para fundit të vitit  një i ministrave të Mbrojtjes, tjetri i ministrave të Jashtëm dhe ndoshta mirëpritjen e një vendi të ri anëtar, Suedisë.

Në samitin e Vilniusit kishte një marrëveshje mes Stokholmit dhe Ankarasë, që dukej se i hapte rrugë anëtarësimit të Suedisë. Por, procesi i ratifikimit nuk ka filluar ende as në Turqi dhe as në Hungari.

Zyrtarë të NATO-s i kanë thënë Radios Evropa e Lirë në kushte anonimiteti se ende besojnë se Suedia do të bëhet vend anëtar këtë vjeshtë, me shumë gjasa në tetor, pavarësisht komenteve të fundit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që kanë lënë të kuptohet se Suedia duhet ta zgjidhë çështjen e djegieve të kopjeve të Kuranit, për të shmangur ngadalësimin e procesit të ratifikimit.

Derisa NATO-ja pret anëtarin numër 32, vjeshta e saj, në thelb, do të përshkohet nga zbatimi i disa prej gjërave të vendosura në Vilnius.

Për shembull, a janë vërtet të mjaftueshme planet e përditësuara të mbrojtjes, që nënvizojnë se si NATO-ja duhet të përgjigjet nëse territori i ndonjë vendi anëtari sulmohet?

“Kjo vjeshtë ka të bëjë me verifikimin e ekzekutimit të planeve tona,” tha një zyrtar i NATO-s për REL-in.

Me fjalë të tjera, a ka mjaftueshëm trupa të gatshme luftarake dhe pajisje ushtarake për t’iu dalë shpejt në mbrojtje shteteve që potencialisht sulmohen? NATO-ja do të duhet të përgjigjet deri në fund të vitit./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit