Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme kodrat me ullishte në fshatin Zhamë të Lushnjës.
Të favorizuara nga era flakët po përhapen me shpejtësi duke u afruar dhe pranë banesave.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla është nisur drejt Lushnjës, për të monitoruar nga afër situatën e zjarrit, ku aktualisht ndodhet edhe deputeti Saimir Korreshi.