-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Emigracionit i tregon Parlamentit numrin e shqiptarëve të depërtuar

Kryesoret

Ministri anglez i Emigracionit, Robert Jenrick, bëri këtë të martë në parlament një deklaratë për emigrantët e paligjshëm që vijnë nga Shqipëria. Jenrick tha se që nga marrëveshja që Anglia arriti me Shqipërinë në dhjetorin e vitit të kaluar, janë kthyer mbrapsht 3.500 emigrantë shqiptarë.

Për pasojë, sipas tij, ka një rënie të ndjeshme me 90% të shqiptarëve që arrijnë në Britaninë e madhe në mënyrë ilegale, raportojnë mediat e huaja. Deri më tani, gjatë këtij viti janë kthyer 12.600 emigrantë të paligjshëm. Kjo shifër, është 75% më e lartë se e njëjta periudhë e një vitit të shkuar, raportoi ministri anglez i Emigracionit.

Ai tha se avokatë që do të zbulohen duke mësuar emigrantët se si të qëndrojnë në vend me histori të rreme do të përballen me një dënim deri në burgim të përjetshëm.

Jenrick gjithashtu tha se këto ndryshime ndjekin Aktin historik të Migrimit të Paligjshëm, i cili, së bashku me Partneritetin e tyre Ruandën, do të sjellë ndryshime vendimtare për të hequr të gjitha stimujt që njerëzit të bëjnë kalime të paligjshme nga Franca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit