-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E qëlloi me 10 plumba në kokë”! Tronditëse, si u vra burri në sy të vajzës dhe gruas?

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Aziz Gashi i akuzuar si i dyshuar për vrasjen e Beqir Morinës në Prizren. Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

“Me datë 2 shtator rreth orës 18:45 minuta, në Prizren, në lagjen “Arbanë”, i pandehuri Azi Gashi, privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave.

Në atë mënyrë që pas një zënke të çasti që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të pandehurit dhe viktimës, i pandehuri A.G.,  me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij nga ku e merr armën e gjatë AK-47.

Hipën në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e sheh viktimën Beqir Morina, i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarat (bashkëshortja e viktimës, dhe vajza tetë vjeçare e viktimës), dhe të dëmtuarit R.M. dhe H.Sh., ashtu që i pandehuri A.G., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkë  automatike AK-47 me nr. serik 56-…….

Zbret nga automjeti, shkrep 2-3 herë në drejtim të viktimës B.M., me ç’ rast të njëjtin e godet në regjionin e barkut, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë, i pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës me ç’ rast e godet të njëjtin në kokë. Viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes” sipas gjykatës, shkruan Indeksonline.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit