-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Investigimi/ Ambasada ruse në Moldavi me lidhje të forta me spiunët

Kryesoret

Në gusht, Moldavia i përzuri 35 diplomatë rusë dhe anëtarë të Ambasadës, duke u thirrur mbi frikën se Moska po bën përpjekje për ta “destabilizuar” vendin, pasi hulumtimet e mediave gjetën një numër “të tepërt” të antenave në kulmin ndërtesës së ambasadës.

Por, diplomatët e lidhur me inteligjencën ruse janë në mesin e stafit të zvogëluar që ka mbetur në Ambasadën e Rusisë në Moldavi, pas përjashtimeve masive, ka gjetur një hulumtim i ri i Shërbimit moldavian të Radios Evropa e Lirë.

Së paku dy nga këta diplomatë mbajnë lidhje me Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB), agjencisë së fuqishme ruse të inteligjencës së brendshme, ndërsa dy të tjerë ndërlidhen me adresat e drejtorisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë në Moskë. E njohur si GRU, kjo organizatë është përfshirë në helmime dhe sabotime nëpër Evropë, sipas të dhënave të regjistrave qeveritarë, të cilat i ka rishikuar REL-i.

Këto regjistra vijnë nga një varg bazash i të të dhënave zyrtare të publikuara online falë tregut rus për publikimin e të dhënave, i cili ka ndihmuar në demaskimin e të dyshuarve në një sërë operacionesh të inteligjencës ruse në vitet e fundit. Ato përfshijnë automjete, punësime, pasaporta dhe kartela kreditore ruse që datojnë para një dekade. (lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit