-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK “kopsit” dosjen! Ish-kryetari i bashkisë në gjyq për tenderin 3.2 miliardë Lekë

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq dosjen për ish-kryetarin e bashkisë Bulqizë, Lefter Alla dhe 10 ish-zyrtarëve të arrestuar dhe akuzuar për korrupsion me tenderat.

Ata dyshohet se kanë shkelur rregullat dhe procedurat ligjore në tenderin për ndërtimin e Ujësjellësit në Bulqizë me vlerë 3.2 miliardë Lekë.

Prokuroria e Posaçme ka siguruar përgjime ambientale që rëndojnë pozitat e ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla.

Përmes këtyre përgjimeve SPAK ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenin Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujësjellësin e Bulqizës.

Madje, Alla, në shoqëri të Koneshës ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Ish-zëvendëskryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, kishte dhënë më herët dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderave, por është bindur që të rikthehet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit