Një javë para se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç të ulen në tryezën e dialogut në Bruksel, i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, biseduan rreth përgatitjeve lidhur me takimin e nivelit të lartë.
“Ne patëm një diskutim të gjatë dhe përmbajtjesor për t’u përgatitur për takimin e dialogut të nivelit të lartë javën e ardhshme,” shkroi Lajçak në rrjetin social X.
Ai theksoi se fokusi i tyre kryesor në takimin e 6 shtatorit në Bruksel, ishte si të përparohet në normalizimin e marrëdhënieve.
Më 31 gusht, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se takimi i radhës mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç do të zhvillohet më 14 shtator.
Thanks to DPM @BislimiBesnik for meeting in Brussels today. We had a long and substantive discussion in preparation of next week’s High-level Dialogue Meeting. Our main focus was on how to advance normalisation of relations. pic.twitter.com/yfdUbvLWPP
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 6, 2023