Pas operacionit të zhvilluar për shkatërrimin e një bande trafikuesish droge ka ardhur edhe reagimi i policë.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se pas pas një hetimi gjashtëmujor ka vënë në pranga 8 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis dhe më pas i shisnin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të lokaleve të natës dhe të vendeve që frekuentohen nga të rinjtë.
Shkatërrohet banda e drogës në Tiranë, mes 9 të arrestuarve edhe krerët
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.
Tetë të arrestuarit janë: 35-vjeçari Herald Rexhepaj, 31-vjeçarja Viola Bendaj, 19-vjeçari Arolf Harizi, 20-vjeçari Arlind Aga, 21-vjeçari Xhersildo Arifllari, 46-vjeçari Dashamir Shehu, 19-vjeçari Devis Salia dhe 22-vjeçari Indrit Gjoshi.
Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.