Shqiptarja e njohur, sopranoja Ermonela Jaho është nominuar në” Gramaphone Awards 2023″ për regjistrimin e ‘Turnadot’ nga Warner Classics &Erato, një nga kompanitë më të rëndësishme në botë për regjistrimin e muzikës klasike.
“Është një kënaqësi e madhe, të jem e nominuar për ‘Gramaphone Aëards’ për këtë vit, për ‘Turnadot’ të regjistruar nga Ëarner Classics & Erato. Me fali një lumturi të madhe bashkëpunimi me kolegë kaq të talentuar dhe të përkushtuar, me të cilët ‘sollëm në jetë’, kryeveprën e fundit të Puccini-t. Të gjithë të nominuarit janë tashmë fitues në sytë e mi” është shprehur sopranoja.
Në përshkrimin që i bëhet jetësimit në skenë të veprës së fundit të Puccinit, që e ccoi në këtë nominin, Jaho vlerësohet për një performancë me ‘zemër’ që bën gjatë interpretimit si Liu. Më tej veccohet aktrimi i saj i mrekullueshëm vokal, që e bën krejtësisht të besueshme në rolin e skllaves së devotshme.
Puccini u nda nga jeta pa e përfunduar veprën dhe dueti i fundit i “Turnadot” u plotësua nga Franco Alfano. Çmimet e Muzikës Klasike Gramophone, të lançuara prej vitit 1977, janë ndër vlerësimet më të rëndësishme që u jepen regjistrimeve në industrinë e regjistrimeve klasike.