Nesër do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme për të mbajtur shpresat për kualifikimin e kombëtares Shqiptare në “Euro 2024”.
Nesër do të luhet përballja mes Shqipërisë dhe Polonisë në “Air Albania” në orën 20: 45.
Në lidhje me ndeshjen trajneri i kombëtares, Sylvinho foli në lidhje me ndeshjen.
Në ndeshje vendimtare nuk ia kemi dalë thuajse asnjëherë, çfarë do të jetë ndryshe nesër?
Sylvinho: Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka, por nesër nuk do të ketë diçka ndryshe pasi i përgatisim të gjitha njësoj.
Kur erdha thashë që dua një skuadër që jep zemrën në fushë. Kemi punuar duke monitoruar shumë lojtarë dhe nesër me Poloninë është e njëjta situatë.
Unë pres që skuadra të ketë sjelljen e duhur, një stadium plot. Me mbështetjen e popullit shqiptar, mund të bëjmë diçka të madhe.
Ndryshimi mes Çekisë dhe Polonisë?
Sylvinho: Ne hymë në fushë për të bërë një ndeshje të mirë. Lojtarët përgatitem për fitore, por përballë kemi një kundërshtar që ka objektivat e veta. E rëndësishme është të mos humbasim.
Polonia është ndryshe nga Çekia. Ne i dimë mirë limitet tona, por ajo që nuk ndryshohet është zemra dhe shpirti i garës. Polonia është ekip i fortë me lojtarë të mirë dhe trajner me eksperiencë. Jemi në mes të rrugës dhe kemi 4 finale.
Më vjen mirë që lojtarët e mi janë shumë të fortë dhe të gatshëm për të përballuar një sfidë si kjo me Poloninë.
Do sulmojmë apo do të presim?
Do të ketë momente që do të bëjmë presion, por edhe kur do të tërhiqemi prapa. Ndeshje që do të ketë gjithçka. Ne kemi lojtarë të mirë teknikisht që mund të bëjnë diferencën. Ne duhet të futemi në fushë me zemër e shpirt, por sigurisht na duhet ndihma e tifozëve.
Polonia nuk është në më të mirën e saj, por kanë Lewandowskin.
Mendimi juaj për përzgjedhjen e Santos për lojtarët polak dhe anët e forta e të dobëta të kundërshtarëve?
Dihet që Polonia ka një ekip të mirë dhe trajner me eksperiencë. Skuadër me histori të madhe. Pikat e dobëta nuk mund t’i them” tha trajneri.